Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Lola Meçaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Lola Meçaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Lola Meçaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Lola Meçaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Lola Meçaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Lola Meçaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Lola Meçaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Lola Meçaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Lola Meçaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Lola Meçaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Lola Meçaj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Lola Meçaj   Poezi nga Lola Meçaj EmptyFri Oct 25, 2013 8:00 am

Poezi nga Lola Meçaj

Poezi nga Lola Meçaj Lola10

Lola Meçaj




Statuja e heshtjes


Të kam ngritur lart 
Shumë lart 
Deri atje ...
Ku s'të ndoqa dot 
Po madhështia është këtu
ku ka rrënjët malli
Në legjendën e vjetër
të ikjes pa kthim 
Gur i rëndë mbi shpinë 
Mbi heshtjen tënde e bëra shtrojën
Gërvishja një shenjë që erdha 
Ti prapë statujë 
Me zemër që s'rrahu fort 
Tani... 
Ka ngelur një kornizë e varur bosh 
dhe një copë e shkuar pa përtypur 
I fundit trishtim 
Pështyj të djeshmen harrrame 
Këpucët e ardhjes grisur nëpër ëndrra 
Plaga ime plakur 
Kurorë vetmie mbi ty
Aaaaa sa vuan ai që s'fal 
Monark e skllav i shpirtit 
Se fala me mijëra herë në dashuri 
Ndihem mbretëresha mbi liri 






Gjurmë e padukshme 


Dielli më varet mbi supet e ftohtë
Palos kujtimet 
I vendos në sëndukët e harresës 
Diku ngelet një gjurmë e pa fshirë
Ti... luan me fjalën 
si unë me plagën
E mbyll
E hap
Prej degës së qiellit 
shndrit një yll më tepër se të tjerët 
Më ringjall 
Në hapsirën e kohës dua të harroj 
Nxjerr kujtimet prej sëndukut 
Filloj të të dua prapë






Mu desh pak ujë


Një pikë ujë mu desh netëve të qelqëta 
Ti,një puthje më dhe 
Mi mbyte psherëtimat
Deve u ktheva
Një det piva
Etjen shova shkretëtirës
Për një shekull s'më duhet më ujë 
nga puthja jote e zjarrtë





Saturni në shenja


Unë, bija e hënës (gjumi yt)
Ti,bir i Diellit (shkëlqimi im)
Ma zure pritën !?
Nuk janë më retë gri 
që më kafshojnë qiellin
As Dielli me njolla fytyrës 
Loti ngrirë stalakmitesh 
Vështirimi mbytur dallgëve 
Eeeeej,jam e lira erë
E ngrohta verë 
Rrebelja 
por jo Erini (hynesha e hakmarrjes )





Ai


Më doli kryq në rrugën time 
Shkëmbyem heshtje dhe vështrime 
Më shihte me sy të kaltër 
Të ethshëm ishin prej kafshe të butë
Të dy kishim etje 
Pranë burimit prisnim të dy
As unë nuk e sulmova prej frike 
Për mbrojtje as ai 
E lash të pinte ai i pari 
Unë piva ujë pas tij 
U zhvesh më pas i tëri 
Krejt lakuriq më vështronte
Më përshëndeti gjarpëri dhe iku 
Më la dhuratë 
lëkurën e bukur të tij 





E di (ni)



Sot u lumturova
Mu kthyen lotët 
Qava 
Qava
I piva të gjithë lotët me etje
Si toka në stinët e thara






Abazhuri prej guaske 


Lermë t'i kapërcej yjet
Fryma jote të mos më ndjek si erë 
Lermë pak momente pa hijen tënde 
Ç'liroma britmën e mekur,mbytur dallgëve 
Zbardhma natën me dritën e guaskës 
që mban te koka 
Aty ke ninullën dhe buzëqeshjen
që të nis nga larg 






Ta lë një shteg


Të qenka shkërmoqur dhimbja 
Paske ardhur kalimtar në udhëkryq
për të bërë strehë
Paske zbuluar s'e kisha një fole pulbardhe 
Fshehur guvave të shëllirta 
Larg vështrimeve
Zhgënjimeve 
Vetmive 
Më paske gjetur mua 
Një bimë të egër që s'e njihte njeri 
Melhem mbi plagë
Tani je ndryshe 
S'të duhen më shenjat që vija rrugës 
se mos humbje 
Vetmohem qetësisht 
Se diku,atje...tej mungesës 
Jam në një mendim që prish qetësinë ëmbëlsisht 
Do ta lë një shteg hapur 
Vetëm natën mos më dil
në lak të Hënës 
Kot më rri në breg të zemrës 
Nisu në ag 
Kur të flenë yjet gjumëprishur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Lola Meçaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Lola Meçaj
» Poezi nga Lola Shehi
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: