Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Namik Selmani EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Namik Selmani EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Namik Selmani EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Namik Selmani EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Namik Selmani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Namik Selmani EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Namik Selmani EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Namik Selmani EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Namik Selmani EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Namik Selmani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Namik Selmani   Poezi nga Namik Selmani EmptyFri Apr 11, 2014 9:31 am




Poezi nga Namik Selmani




Poezi nga Namik Selmani 30047010


Namik Selmani





Stinët e largëta



Nga stinë të largëta moshe vjen zjarri i paharruar!
Na la një vatër të nxirë me ca shkarpa të hedhura, të thara.
Atëherë rinia na jepte forcë kreshniku ndër duar
Të ndiznim dhe në dëborë gjoksesh oxhakun tek vatra.

Na sillnin aq pranë ca shira që në kohë u bënë trëndafilë!
Na sillnin ca gotëza kaltërore në sytë e tretur si sheqer vitesh
Të kujtohen livadhet që vetëm për ne sillnin lule, gaz e blerim?
E kopshtijet që vetëm për ne piqnin në degë frutat me shije?

O stinë të largëta që bëheni memece dhe ecni si invalidë pa këmbë
Nuk ju ndjek dot as me fladin që çel lulet e pavyshkura të shpirtit
Ju prek me duar e sërish mbetem duarzgjatur që shtrin një pëllëmbë
Ju vë në arkiv ku mungon shpesh Kodi sekret i Rikthimit.

E sot hedh në supe ca çarçafë a jorganë në shtratin që ngjan si rrënoja
Po ato grisen e oh, asnjë mjeshtër nuk i bën më si dikur
E thërras sot stinët më të afërta me ca fjalë nostalgjike petalenjoma
Ku mbetem herë lypsar fytyrëvrarë a mbret i pagjumë.

O stinë të largëta ju dua mes ditëve që do të shkel nesër!





Fisniku i Gostivarit

(Kushtuar Sandulla Zendeli (Daja) me origjinë nga Gostivari që prej 50 vitesh jeton në Suedi dhe kontribuon për kullturën kombëtare)




Ku dimrat suedeze hedhin stinëve shall dëbore
Blerimi i syve të ty më sjell kudo katër pranvera
Qofsh dritë e re, professor, mes dritash madhështore!
Që të rizgjojmë së bashku mençurinë në breza.

Ta duam kalërimin në lëndinat arbërore të VATRËS
Aty ku kujtesa për ty është pragu që kurrë s’kallet .
Të jemi farkatarë për gazin e truallit të lashtë të BACËS
Të jemi maratonomakë që s’kanë stacion ku të ndalen.

Të vjen aty Gostivari ku dhe druri i Sharrit kthehet në penë.
E dielli i Pollogut të vjen si të ishte zjarr Prometeu
Fisnik të duan, ku fjalëshqipja kthehet në legjendë
Ku djepi arbëror na kujton një qiell të dashur atdheu.

Aty qofsh një lule Gostivari në një vazo shqiptarie.
Librat radhiti si uratat e ngrohta dhe ëmbëltore të nënës
Hej, o fisnik i ushqyer në një vatër dhimbjesh e kopësht lirie
Të duam si pjesa më e bukur filizore e ëndrrës.

Kur dimrat suedezë nxjerrin nga mot dhëmbët e bardhë
Zgjohet një pranverë shkronjash shqiptarie si ortek me lule
Aty, lumturia jonë ndalet, skuqet e hedh bukurisht spirancë
Ylberet e mençurisë të së ardhmes na bien të gjithë ndër supe.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Namik Selmani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezia " Baladë për Këmbanat e Fjalës" nga Namik Selmani
» Cikël poetik nga poeti Namik Selmani / Trëndafilët e Prishtinës
» Poezi nga Ollga Selmani
» Poezi nga Ollga Selmani
» Ποίηση από ΔΗΜΗΤΡΗΣ ΒΑΡΒΑΡΗΓΟΣ (Poezi nga Dimitris Varvarigοs ) / Μετάφραση / Përktheu: Klarita Selmani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: