Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut / Nga : Agron Shele

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut / Nga : Agron Shele   Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele EmptyMon Jan 30, 2017 9:45 am

Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele 16425311

Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut


Nga : Agron Shele

 Se gjer ku shkojnë kufijtë e njohjes me poezinë, percepetimit të saj gjer në të fundit ind dhe infiltrimit me vetë ndjesitë më të thella shpirtërore, kjo mbetet habitati më i madh njerëzor, i cili ka reflektuar dhe do vazhdojë të rrezatojë pareshtur atë ndikim të papërsëritshëm nga ky fluks i ndritshëm dritash, pa ngjyrimet e të cilit nuk do kishte as rizgjime të mëdha agimesh dhe as perëndim të largët të muzave. Shenjtërimi fjalës, përsoja dhe mesazhi i thellë i trasmetuar nga thellësia e shekujve e bën artin poetik përherë e më befasues, përherë alternus me zanafillën e lindjes dhe përherë e më mistik në deshifrimin e kuptimeve dhe ideve të mëdha, që përçohen në kaq pak fjalë, sikurse është vetëm forma e saj e ndërtimit dhe stuktura.
“ Poezia është jetë, që mbetet e ngatërruar në rrjet fjalësh” ka thënë Sebastiano Vassalli dhe vërtet, lakonizimet e saj, mënyra se si lind dhe lëvrin përbrenda një shpirti krijues, ngjyrimet, muzikaliteti fjalë, fryma përshkruse dhe përthyerjet apo simbolika e përdorur e bëjnë atë sa elokuente po kaq dhe të vështirë për të depërtuar në thellësitë më të tejskajshme të mendimit dhe më pas zbërthimit ideo-artistik të kodeve e shtjellave rrjetë fjalë. Përballja me poetikën e autores Zamira Agalliu, e cila nuk përbën më befasi, pasi poezia e saj ka kohë që ka prekur qiejtë poetikë të letërsisë shqiptare është më tepës se një përshfaqje që prek në kohë dhe hapësirë, ndërthuret me frymën e zotave ( jam bijë e Zeusit) dhe kapërcen kufijtë mitikë, rend drejt traditave të shkruara për ti thyer dhe krijuar vizionin e ri dhe për më tepër mbetet gjithmonë në kërkim të atyre gjurmëjetëve,  të cilat i paraprijnë memories dhe ndërgjegjies së nesërme. Në këtë lloj poezie ndeshesh me orakujt që pushtojnë troje shprese, me nimfat e detit që përulin harqe ylberësh, me tinguj blu që thyejnë akullnajësinë e shketëtirave, me lotë qielli që mbeten kujtesës dhimbje, me brigje që zgjatin skajet ura për t’ u bashkuar, si dhe me imazhet jetë që ndryshojnë format hije, për të mbetyr përherë pas kuintave perde.

Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut  /  Nga : Agron Shele 16395611


Sikurse vijnë këto krijime, lirshëm dhe të gjakuara nga deji i lindur poetik, herë në vargje të lira dhe herë në forma stofike, ndërthurur përbrenda rrymave letraren nga ato klasiket gjer tek format surreale, me figuracion të pasur  dhe tematikë filozofike, tematikë të cilën do e analizojmë në detaj më pas, ravijëzohet ai mesazh universal, i cili ka për lajmotiv dritëhijet e jetës, qoftë në planin social-psikologjik, qoftë në planin etiko-shoqëror, plani metafizik, por pa përjashtuar dhe planin lirik.

Poezia si aspekt social-psikologjik

“Trishtimi i rrugës
në pulmonet e shpirtit të tyre të bardhë.
smogu i lajmit hyn pa lejen e kalimtarëve
Shqisa e degjimit mbyll dyert e lajmit ,
krimi vjen
si shiu i radhës së vjeshtës në vendin tim .”

Poezia “Trishtimi i rrugës” është më shumë se një vikamë dhimbje për realitetin e përditshëm të shoqërisë, i cili ashtu sikurse është i trishtë dhe  tronditës ka krijuar hije ankthi dhe pasiguri të plotë në garantimin e vetë përditësisë jetë. Kaq shumë është rënduar psikologjia qytetare dhe kaq e revoltuar është poetja sa nëpërmjet simbolikës fjalë dhe luajalitetit me elementin natyror (krimi vjen / si shiu i radhës së vjeshtës në vendin tim ) godet këtë fenomen jo vetëm si tragjedinë e radhes dhe  humbje njerëzore por dhe për mënyrën se si e trajton masmedia “smogu i lajmit hyn pa lejen e kalimtarëve” sarkazëm therëse kjo, për intitivitetin ndërgjegjie që ka depërtuar në të gjitha fushat mentale të shoqërisë dhe përmbytet nga mjegullnajat dhe tymnaja e kaosit të plotë.

Poezia si ndërthurje e antikës me modernen

“Pranë burimeve ndërtoj çezma me ikona e statuja me emrin Tim .
Aty lajnë duart dhe maskat e ligësisë
kortezhet e lotëve të rremë.
Unë jam Ninfa vajza e Zeusit,
që rroj gjatë dhe vdes e re.”

Cilat janë këto statuja që nënëshkruajnë pavdekësinë emër dhe mbikqyrin nga fronet më të larta të perëndive “Unë jam Ninfa, vajza e Zeusit”  kortezhet e rremë të lotëve?
Është vetë modeli jetë, i cili vjen me një mision të madh për të mbartur gjurmët e kohës që përjeton dhe për ti trasmetuar drejt të nesërmes. Është ajo memorie që kapërcen kufijtë mitologjikë dhe nga ajo mugëtirë shekujsh risjell të freskët: dashurinë, marrëzinë, mëkatin, dhimbjen, lakminë dhe herezinë njerëzore, karaktere këto që e shoqërojnë njeriun gjer në pafundësi, vetëm se në trajta të përshtatura me mjedisin dhe kohezionin përjetues sot. Pra është kjo shkallë  paralelizmi midis epokave, të cilat ndërthuren dhe evolojnë me kohën, agravojnë simetrinë e gjendjeve, besimit, shpresave dhe përpjekjeve gjithmonë në mbrujtje dhe ringritje të miteve të tyre, për t’ u shembur më pas dhe ringritur edhe më lart, veçse me mënyra të tjera e forma të reja.

Poezia si aspekt filozofik e postmodern

“Tinguj pianoforte dëgjohen në oqeanin e ngrirë
Thyejnë ajzbergët tingujt e saj …
Melodia e shpirtit tim i bashkohet kuisjeve të pulëbardhave të egra…
Tinguj blu, tinguj që
thyejnë akullnajat e shkretëtirës Tokë !”

Këto vargje janë më shumë se një partiturë moderne, e cila e indeksuar në tinguj ngjyre ( tinguj blu- formë surreale kjo), dëgjohen në oqeanin e ngrirë (shpirtra të ngrirë) dhe thyejnë ajsbergë (forma amorfe të fshehura thellësive).  Dhe partitura vazhdon nën po të njëjtat tinguj, si simfoni e pafundme, vetëm se notat ngjyra (si në akuarel) tashmë nuk thyejnë vetëm shkretinë e akullt të poleve, por të gjithë tokës ( qenësisë), e cila diku mbart gjethet e heshtjes mbi çatinë e shpirtit …, diku tjetër mbyll shqisat pikëruar nga loti, diku tjetër përthyen vegime perëndimit të plakur gjer sa në fund shkrihet një me amshimin në paqe.

Poezia si aspekt lirik

“E shkelëm mbi kohën e krisur
Të Dy ashtu si një hutim
I ngritëm gotat e shpirtit
Rrëkëllyem nga një gllënjkë pendim.”

Aspekti lirik tek poezia e autores Agalliu vjen me shumë muzikalitet, përthyrje, ndjesi, beftësi dhe elokuencë. Si në motivet e liriikëve të mëdhenj rusë kjo lloj dashurie kalon nëpër lëndinaja të fjetura dhe shkel kohën e krisur, kapërcen mbrëmjet mistike dhe ngre gota shpirti, dy gota që përflakin të kuqen verë dhe zgjojnë të tjera agime. Ashtu, larg çasteve të brengosjes apo pendimit, fjalët plot ndjesi dhe dritëthënie shpirti, gris perde nate, ndez qiejt poetikë dhe rrëzon me harkun e Hermesit trofe yjesh.

E gjithe poezia e autores Zamira Agalliu është një buqetë lulesh, ku çdo ngjyrë ka shenjën e vetë të larmisë jetë dhe ashtu e ndërthurur mes antikës dhe modernes vjen me profilin e saj krijues, vitalitetin kreativ që e karakterizon dhe shpirtin e lirë, për një art sa bashkohor e kontemporal sot, po kaq dhe lançues për të nesërmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut / Nga : Agron Shele
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Agron Shele / Poems by Agron Shele
» Poezi nga Agron Shele
» Poezisë! ( ALLA POESIA ) / Nga Agron Shele
» Vjeshtë në Tiranë / Poezi nga Agron Shele
» My Cypress / Multilanguage poem by Agron Shele

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: