Vleresime per dy librat "Kembanat e Mallit" dhe "Djepi i Stineve" te autorit Nikoll Ulndreaj
nga Gjergj Nikolla
Rikthehet per lexuesin poeti Nikoll Ulndreaj. Pas botimit te librit te pare "Tinguj Bjeshke" qe e prezantoi si poet, kesaj radhe ky autor mberrine me dy vellime njeheresh:
"Kembanat e Mallit",
"Djepi i Stineve".
Dy vellime plot art, ndjenja shpirterore qe per lexuesin them qe do kene shume vlera.
Te sjella si nje ditelindje, si dy binjake, si dy pika uji ne qelq, si dy flakerime dielli, argjendime hene, apo dy lule te sapocelura prej nje sythi te vetem, atij te muzes se poetit Nikoll Ulndreaj.
Lexuesit i japin ate cka i duhet: Artin krijues ne cdo poezi tek te dy vellimet.
Magjia nga perkedhelja e bjeshkeve tona, ku nderthuren bukuria e Alpeve Shqiptare, me thesarin e pambarimte te Eposit Legjendar te Kreshnikeve, me ate te intelektualeve te vete kesaj treveplopt njerez te shquar, me artiste e shkrimtare, poete, piktore, muzikantee brenda kesaj mrekullie njerezore, nga kjo gjeografi e bukur e natyres, si nje prej vendeve qe vetem nje dore hyjnore e ka pikturuar me aq perkushtim, duket se ia ka dhuruar me bollek cdo te mire qe vetem natyra ia fal...
Ne kete shtrat rrjedh dhe krijimtaria e poetit Nikoll Ulndreaj.
"Nese ke qene nje here ne kete treve,
malli per rikthim te bie kembane!
Poeti ndihet dy here poet,
malli digjet ne mallin e tij!"
e kush nuk do ndihej i tille, kur te gjithe keto elemente te natyres shkrihen ne shpirtin njerezore, me muzen bujare te krijimeve, me ore e shtojzavalle bjeshkesh, qe nga flladnajat e fresketa, kur ledhatojne tufelak gojfilesh e boronicash plot linfe e nektar...
Gurgullimat e embla te ujerave kristaluar prej krojeve te akullta, kur mblidhen e kthehen ne ujevara plot ozon, sintonizohen ne nje simfoni te pandashme me tinguj fantastike te vete natyres, te shpirtit krijues, ketu lind poezia...
Ketu rrugeton arti! Nje lume qe vetem rrjedh per te shuar etjet.
"Nese pin uji bjeshke, behesh poet...
Keshtu thote autori ne nje prej vargjeve te tij"
vellimi poetik "Kembana e Mallit" permbane 10 - cikle me poezi qe japin ne pasqyre shpirtin e njeriut, jo vetem te poetit, por te njeriut qe me vitet rritet e formesohet, qe leviz plot energji e vrull ndryshimi e si i tille shpesh, i bie e jete ne kundershtim me te pandryshueshmen, mallin dhe pengun ne zemner...konceptuar si nje okulare i realitetit ai sheh, ndien, prek, ledhaton dhe lehteson kete ngarkese te shpirtit nepermjet vargut te tij qe i ngjet nje kroi, nje rrjedhe te bjeshkes, nje flatrimi shqiponje ne qiellin e lire...
Malli per vendlindjen e lene pas kraheve, mall migrimi brenda vendit, mall dashurie te nje kohe qe kohon ndryshe. Eshte vezullimi i syrit qe mbushet me vesen e lotit kur bukuria e kesaj natyre venitet larg. Figuracioni dhe ritmi i poezise si vecori te krijimeve jane ne nivel te admirueshem artistik.
2.
Ne vellimin "Djepi i Stineve" , autori, si nje udherrefyes i kujdesshem e plot pasion poetik, te paraprine, duke te prezantuar me nje bote te gjalle, te bukur, ne nje bote te pafundme qe vetem hyhet. Ne kete bote te magjishme e te shkrire ne nje me shqisat autori te shpie ne cdo cikel te ketij vellimi qe te fton te ndalesh aty ku muza e tij ka dhene fuqine e vargut...
Poeti te shpie neper stine te jetes permes nje rruge te veshtire, por te bukur. Kete mision te marre e kryen permes penes se tij e cila gdhend ne kohe stinet qe rendin duke lene pas nje veper, nje emer te mire, qe per autorin jane vargjet qe dedikohen bukur.
Keshtu, lexuesi ndihet komod kur shfleton kete vellim poetik, pasi ndihet vertete si nje turist i ketyre bukurive, sikur sheh me syte e tij cdo pjesez te bukur rrezatuese qe shkendijon me shume e kthyer nga muza ne art krijues.
Ndien cdo tingellim te kesaj natyre te kthyera ne strofa poezish te cilat i japin muzikalitet dhe ritem, me nje figuracion te pasur...
Te gjitha ciklet jane si vellime ne miniature, por qe shpalosin bukur artin krijues te autorit. Impresionohesh me renditjen e kujdesshme radhitur ne kronometer te kohes, si ditet qe plotesojne stinet e qe autori na i sjell permes vargjeve. Shume nga ne keto krijime i kemi shfletuar nga faqet e fb e jemi bindur qe ky autor deperton ne kete prurje si arkitekt i vete krijimeve te tij.
Nga njeri cikel tek tjetri te ngjet qe kalon nga njeri mal i bjeshkes rrafshnalte me bukuri pa mbarim, tek tjetra e tjetra, ku shuan etjen ne kroje e gurra e kristal e ku etja te rindez te pish perseri...
Nje gurre qe nuk ndalon, por i kendon bjeshkes, vendlindjes bujare, mallit pa kufi, i kendon viteve qe rendin, dashurise se mrekullueshme permes bliceve shndritese te syve, zjarrit te saj, kesaj ndjenje magnetike qe fal vetem dashuri.
Te vecanta e surprizuese jane poezite kushtuar me dedikim, njerezve te mrekullueshem te ketyre aneve qe kane lene e do lene emer te pa shlyer. Poetet kane vetem nje stine, ajo eshte poezia.
Duke e uruar autorin per suksese te metejshme ne krijimtari e botime qe pas ketyre dy vellimeve te botuara ne keto dite. Urime miku yne Nikoll Ulndreaj.