Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Nikollë Loka EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Nikollë Loka EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Nikollë Loka EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Nikollë Loka EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Nikollë Loka EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Nikollë Loka EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Nikollë Loka EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Nikollë Loka EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Nikollë Loka EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Nikollë Loka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Nikollë Loka Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Nikollë Loka   Poezi nga Nikollë Loka EmptySun Nov 17, 2013 3:13 am

Poezi nga Nikollë Loka Liber_15

Poezi nga Nikollë Loka


Poezi nga Nikollë Loka Nikoll10


Nikollë Loka



PËRTEJ KOHËS ...


Përtej kësaj kohe
që rrjedh e fshihet,
përtej të sotmes
që bëhet e djeshme,
përtej të nesërmes
që plaket para syve,
përtej kësaj ore
që lëshon
pjalm ndjenjash,
përtej këtij minuti
që luan
valse ëndrrash,
përtej sekondave
të kaltra të zemrave,
përtej kësaj tërheqje,
që zbret
në arterie e shkrihet,
është koha
që ndal në pikën zero.
Një ëndërr
që na përsëritet
ditë pas dite.





EDHE BUKURIA VDES


Në fillim ndaj saj
ndjen thjesht tërheqje,
pastaj meditim
mbi tërheqjen që ndjen.
Të vjen një dëshirë
e të ngjall etje,
tek sheh
një lulezonjë që të gënjen,
të deh me aromë
para se ta prekësh.
Kur ta prekësh
e ndjen
se po të fshihet.
Me një prekje
asgjë
nuk mbledh prej saj.
Bukuria
humbka brenda shpirtit
në një dhomë
pa dyer dhe dritare.
E ti i dehur
në ato mure pret,
të hapet një derë
vetvetiu,
pa e ditur
se dhe bukuria vdes,
kur ikën
dhe fshihet nga njeriu.






FJALA E HESHTUR


Një fshehtësi e ngrirë
më mbush me brymë,
kur më vështron pa ndjenjë,
si një robinë vjeshte.
Mallin që ruaj në sy
ma heq me frymë
me një fjalë
të thënë me heshtje.

Zëri im i brendshëm
fshihet brenda teje,
vjen një këngë e vjetër
netëve pa hënë.
M'i rrëmbeve ndjenjat
e jo ëndrrën.
Ëndrrën e fundit
ty peng kam për të ta lënë.





TA LEXOSH TË ARDHMEN


Ta lexosh të ardhmen
brenda vetes,
e ta dëgjosh
zërin tënd me durim!
Pastaj të shihesh
në pasqyrën e të nesërmes,
me veten
të përballesh plot guxim!
Të kujtosh pa lot,
të ëndërrosh pa dhimbje,
ëndrrën ta shohësh
me një frymë!
Të ëndërrosh pa frikë,
të kujtosh pa dhimbje,
se çdo minutë e shkuar
të bën më të mirë.






UNË DHE VJESHTA

Gjethet bien
nën vëzhgimin
e syve tanë,
dhe shoh
si më fiket në buzë
një varg vjershe!
Shkel copa ndjenjash
të rrëzuara përtokë,
trishtimi më shtohet
me plakjen e vitit.
Përgjumen shikimet
mbi kohën
që zhbëhet me ngut,
mbyll sytë
për ta nxjerrë
trishtimin prej vetes.
Mbi gjethe
dhimbjen e kohës
mbledhim me grusht,
unë dhe vjeshta.






MEDITIM MBI ROZAFËN


Varrin s’ta gjetëm askund,
veç një copë mermer
në mes të gurëve të vjetër.
As një epitaf
ku të shtonim një varg,
a ninullën e djalit tënd
mbi liqenin e plakur.

Hej Rozafë!...
Ishte shkruar jeta jote
flijim për një kala mbi kodër.
Lutej fusha djerrë
me imazhin tënd:
këtu ma vendosni Shkodrën!

E ajo kodër
do të shejtërohej pas flijimit,
pas një pabesie ndër vëllezër,
pas një krimi.

Në hijen e kodrës së shejtërueme,
në fushën me bar,
në Shën Kodrën
e lindur nga flijimi,
u krijua Shkodra
nga djali i Rozafës së vrarë,
në gjoksin e liqenit
e në shpinën e Drinit.

E tash tremijë vjet
atje në Kodër,
jeton shpirti yt Rozafë
në qiellin mbi kala,
dhimbje derdh
mbi dhé e mbi ujë,
Shkodra nën hijen tënde
qesh dhe qan.





KËSHTU FOLI LEKË DUKAGJINI



Hingëllinin kuajt në livadh
me gurë të vrarë.
Një orë larg u dëgjohej hingëllima.
Nuk dihej në ishte këngë apo vaj.
Burrat dëgjonin,
zhytur thellë në mendime,
dhe bjeshkës dëgjohej një zë:
hej trimat e Lekë Dukagjinit!

Dymbëdhjetë dukagjinas,
në sofrën e gurtë
këmbëkryq po rrinin,
dhe verën e pinin me brirë,
po dymbëdhjetë jehona malesh,
prehje s’po gjenin.
Ulërinin ahet nga zemërimi,
e lëshonin copa degësh.

Leka priti me heshtje burri,
derisa guri u sofrës
u mbush me copa ahu,
pastaj,
si bubullimë e lëshoi një zë:
Hej trimat e mi,
më mirë të vdesësh,
se të të thahet krahu!

Kaq foli atë ditë
Lekë Dukagjini,
e verë piu me brirë.
Fjala e tij
e vjetër gjashtëqind vjeçe,
që lindi në sofrën e gurtë,
malet i zgjon
nga një ëndërr e keqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Nikollë Loka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Nikollë Loka
» Poezi nga Nikollë Loka
» Poezi nga Nikollë Loka
» Poezi nga Nikollë Loka
» Era e Veriut / Poezi nga Nikollë Loka

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: